Njihu me ideAL

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me European Policy Center (Bruksel) dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, ka filluar të zbatojë projektin ‘ideAL – Dialogue for inclusive evidence-based policy development in Albania’. Projekti ‘ideAL – Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri’,  synon të kontribuojë në përmirësimin e dialogut të politikave publike në Shqipëri, përmes forcimit të dialogut të politikave në proceset e reformës, dhe duke lehtësuar angazhimin dhe dialogun midis institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore dhe aktorëve jo-shtetërorë.

ideAL parashikon të punojë ngushtësisht me aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë në mbështetje të dialogut mes palëve, të krijojë një platformë të zhvillimit të kapaciteteve për të mbështetur aktorët jo-shtetërorë në fushat që lidhen me ciklin e politikave, si dhe të mbështesë financiarisht përmes një programi substancial grantesh, aktorë jo shtetërorë të angazhuar në hulumtum politikash.Mbështetja financiare, e cila do të shpallet së shpejti, do të jetë e hapur ndaj organizatave të shoqërisë civile, think tank-eve, instituteve kërkimore, hulumtuesve, profesionistëve të angazhuar në hulumtim politikash, etj.