Published by admini
Aspekte për Reflektim – Nisma për ndikim në politikë-bërje nga ADRF
. A mendoni që e kishit formuluar problemin në focus të ndërhyrjes tuaj në mënyrën e duhur, apo lindi nevoja të rishihet rrugës?
Iniciativa jonë pati për synim përmirësimin e planeve sociale në tri bashki (Pogradec, Burrel dhe Fier), për të garantuar shërbimet e domosdoshme për personat me aftësi të kufizuara. Në kuadër të reformës për shërbimet shoqërore, u miratua në vitin 2018 Vendimi nr. 111, datë 23.2.2018 "Për krijimin dhe funksionimin e Fondit Social". Qëllimi i Fondit Social, të ofruar përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS) për Njësitë e pushtetit vendor është kontributi drejtpërsëdrejti në ofrimin e shportës së shërbimeve të kujdesit social për kategoritë në nevojë në nivel vendor. Kjo realizohet përmes ngritjes së shërbimeve të reja, ose përmirësimit të shërbimeve ekzistuese, që janë pjesë e planeve sociale të bashkive. Korrelacioni i vendosur ne kuadrin ligjor mes Planeve Sociale dhe shërbimeve që do të mbështeten, vë në pikëpyetje mbështetjen e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, pasi ato janë përciptas të përfshira, ose të munguara në Planet Sociale të hartuara deri tani, përfshirë në tre bashkitë e targetuara.
Formulimi i problemit në fokus të nismës sonë, u bazua në një analizë paraprake dhe njohje shumë të mirë të situatës. Për më tepër, si organizatë, e kishim ngritur këtë shqetësim edhe në një koferencë kombëtëtare të shoqërisë civile të organizuar nga Partners Albania, si edhe në takime të vazhdueshme me MShMS.
Duke qenë se problemi ishte i qartë dhe shumë i fokusuar dhe nuk pati nevojë për t’u riformuluar gjatë periudhës së zbatimit të projektit. Në një prej bashkive, plani social i aprovuar, ishte ndërkohë në proces rishikimi, pasi i mungonte elementi i buxhetimit. Aktorët në të treja bashkitë shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar e dialoguar gjatë të gjithë procesit, deri në finalizimin e produktit dhe aprovimin e tij ne Këshillin bashkiak si aneks të planit social.
2. Cilat janë rezultatet e arritura (në përfundim të procesit) krahasimisht me rezultatet e pritshme (në fillim të procesit)?
Në përfundim, mund të themi që nisma i arriti rezultatet e parashikuara. U hartuan drafte të shtojcës së planit social për shërbime gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara për të treja bashkitë e targetuara, të cilat parashikojnë edhe një paketë me shërbimet bazë prioritare për personat me aftësi të kufizuara, të hartuara në bashkëpunim me gjithë aktorët lokalë, përfaqësues të bashkisë, ofrues shërbimesh dhe organizata që punojnë në fushën e aftësisë së kufizuar në bashkitë përkatëse. Draftet janë ende në proces rishikimi dhe finalizimi, për t’u aprovuar më tej në këshillin bashkiak si shtojca të planeve socaile të bashkive Pogradec, Burrel dhe Fier.
3. Cilat janë sfidat me të cilat jeni përballur përgjatë procesit, dhe çfarë do kishit bërë ndryshe?
Problemi që adresuam, ishte i ndjeshëm dhe u mirëprit nga të gjithë aktorët. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, ranë dakord të punonim sëbashku, duke e ndjerë si të domosdoshme këtë ndërhyrje, pasi si përfaqësues të komunitetit të personave me aftësi të kufizuara, përjetonin çdo ditë sfidat që ky komunitet ndesh për shkak të mungesës së shërbimeve. Me gjithë skepticizmin se shërbimet do të ofrohen edhe duke qenë pjesë e planit social, ato e kuptuan se kjo mundësi gjithësesi duhej shfrytëzuar. Ndërsa pushteti vendor e vlerësoi si një boshllëk që duhej plotësuar dhe si ndihmë për të korrigjuar një dokument pune të paplotë.
4. Çfarë rruge ndoqët dhe a lindi nevoja përgjatë procesit t’I qaseni ndryshe?
Qasja e ndërhyrjes ishte multidimensionale. Ndërhyrja e parë ishte në nivel komunitar dhe i shërbeu mobilizimit dhe fuqizimit të personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave të tyre në nivel vendor. U krijuan tre rrjete aktive, me përfshirjen e përfaqësuesve të organizatave, individë aktivë dhe familjarë të personave me aftësi të kufizuara në të treja bashkitë, të cilët u pajisen me njohuri, si dhe me mjetet dhe mbështetjen e nevojshme, për të ndërmarrë një fushatë advokimi të suksesshme me aktorët përgjegjës në nivel vendor. U realizuan takime me institucionet vendore, për t’i ndërgjejgjësuar ato mbi domosdoshmërinë e rishikimit/plotësimit të planeve sociale. U realizua një vlerësimi i situatës së personave me aftësi të kufizuara dhe nevojave për shërbime. Bazuar në vlerësimin e situatës, u hartua shtojca e planit social për të garantuar shërbime shoqërore për personat me aftësi të kufizuara në secilën nga bashkiktë. Materiale informative – një video dhe një booklet me modele shërbimesh për personat me aftësi të kufizuara, shërbyen, krahas planit dhe portofolit me projekte/modele të shërbimeve bazë, për të informuar e ndërgjegjësuar institucionet vendore dhe komunitetin për nevojat dhe tipologjinë e shërbimeve që duhet të garantohet për personat me aftësi të kufizuara.
5. Çfarë impakti prisni nga projekti juaj?
Përfshirja e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në Planet Sociale të Bashkive rrit mundësitë për financimin e tyre përmes mekanizmit të Fondit Social dhe parashikimet në programin e buxhetit afatmesëm. Shoqërimi i shtojcës së planit me një paketë me projekte të buxhetuara, krijon mundësi për të aplikuar për zbatimin e tyre edhe në raste të thirrjeve të mundshme për aplikim dhe financime nga burime të jera si, BE, etj.
Nisma “Dialog për plane sociale gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?