Rekomandime për Përmirësimin e Kuadrit Ligjor për Ndotjen Akustike

Published by admini



Efekti negativ që sjell zhurma është më shumë se një shqetësim i thjeshtë. Në nivele dhe kohëzgjatje të caktuara ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë dëmtim fizik të daulles së veshit dhe qelizave të ndjeshme të veshit të brendshëm dhe të rezultojë në humbje të përkohshme ose të përhershme të dëgjimit, e njohur si humbje dëgjimi e shkaktuar nga zhurma. Humbja e dëgjimit zakonisht ndodh për shumicën e njerëzve të ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj më shumë se 105 dBA. Këta persona do të kenë deri në njëfarë mase humbje të përhershme të dëgjimit. Përveç shkaktimit të humbjes së dëgjimit, ekspozimi i tepërt i zhurmës mund të rrisë presionin e gjakut dhe pulsin, të shkaktojë nervozizëm, ankth dhe lodhje mendore dhe të cënojë gjumin, rekreacionin dhe komunikimin personal.

Fëmijët që jetojnë në zona me nivele të larta të ndotjes akustike mund të vuajnë nga stresi dhe probleme të tjera, të tilla si dëmtime në hapësirën e kujtesës dhe vëmendjes.

Prandaj, kontrolli i ndotjes akustike është i rëndësishëm në vendin e punës dhe në komunitet. Ndotja akustike ndikon gjithashtu në “jetën e egër”. Një gamë e gjerë kafshësh, duke përfshirë insektet, bretkosat, zogjtë dhe lakuriqët e natës, mbështeten tek tingujt për një sërë arsyesh. Ndotja akustike mund të ndërhyjë në aftësinë e një kafshe për të tërhequr një partner, për të komunikuar, për të lundruar, për të gjetur ushqim ose për të shmangur grabitqarët dhe kështu mund të jetë edhe një kërcënim ekzistencial për organizmat vulnerabël.

Sipas monitorimit, për vitin 2011 dhe 2014 të evidentuar në Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin e Përgjithshëm Kombëtar, Raporti Final, 2016 tregohet se Shqipëria qëndron afër vendeve të para në Evropë me parametra të lartë të ndotjes nga zhurma urbane. Si vlerat mesatare të ditës ashtu dhe ato të natës e tejkalojnë standardin e legjislacionit të BE-së dhe atë shqiptar. Në veçanti, vlerat mesatare të zhurmës gjatë ditës dhe natës në qytetet e monitoruara janë përkatësisht LAeq 63 dB (A) dhe LAeq 49.1 dB (A). Të dy vlerat e tejkalojnë standardin e legjislacionit të BE-së dhe atë Shqiptar (LAeq/Diten 55 dB (A) dhe LAeq/Natën 45 dB (A)).

Për të gjitha arsyet më sipër, me qëllim zbutjen e efekteve negative të ndotjes akustike miratohen rregulla e ligje, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel vendor. Në vende të ndryshme janë zhvilluar akte të kontrollit të zhurmave industriale (njihen si akte të sigurisë dhe shëndetit në punë) 3, të cilat vendosin kriteret e zhurmës industriale në mënyrë që të ofrojnë kufizime në intensitetin e ekspozimit ndaj zërit dhe në kohëzgjatjen për të cilën mund të lejohet ai intensitet, ose akte të kontrollit të ndotjes akustike në qytet, përmes të cilave vendosen standarde minimale të ndërtimit të banesave, apo ndërtimet me barriera të autostradave, për të bërë ndarjen e autostradës nga zonat e banuara ngjitur, etj.

Dokumenti në vazhdim trajton se si rregullohet ndotja akustike në vendin tonë, duke e parë me sy kritik këtë legjislacion, me qëllim për të dalë me disa rekomandime, të cilat mund të përdoren nga aktivistët mjedisore apo aktorë vendimarrës që janë të angazhuar për të përmirësuar këtë aspekt të të drejtave mjedisore në legjislacionin shqiptar.

Për të mësuar më shumë referojuni publikimit.

Ky dokument për ndotjen akustike u hartua nga konsulentja ligjore, av. Irena Dule, si produkt kontraktor për shoqatën “Lëvizja Ecovolis”, në kuadër të projektit “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri – ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me European Policy Center (Bruksel) dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Ky dokument për ndotjen akustike u hartua nga konsulentja ligjore, av. Irena Dule, si produkt kontraktor për shoqatën “Lëvizja Ecovolis”, në kuadër të projektit “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri – ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me European Policy Center (Bruksel) dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.


Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?